Tenderi i Albpetrol,80 mln lekëvëllait të Lulzim Bashës
Kjo kompani është themeluar në vitin 2008, sot ajo zotërohet nga dy aksionerë që kanë përkatësisht nga 50 përqind aksione. Ata janë Ilir Daci dhe Glon Bakalli. Daci është një jurist që më herët ka punuar në disa studio të njohura avokatie në Tiranë. Ndërsa Bakalli është një sipërrmarës, ai është shqiptar por me shtetësi italiane dhe është pronar dhe bashkëaksionar në të paktën tetë kompani të regjistruara në Tiranë. Përsa i përket studios ligjore "Optima Legal& Finances", në faqen elektronike të kësaj kompanie spikat prezenca e Erlindi Bashës. Ai është vëllai i kryebashkiakut Lulzim Basha. Në faqen elektronike të stafit të kompanisë Erlindi Basha renditet si pjesë e stafit të juristëve të kësaj kompanie.
Por duket se Erlindi Basha ka një lidhje edhe më të fortë me këtë kompani sesa thjesht jurist. Erlindi Basha, përveçse një jurist i thjeshtë te "Optima" zotëron edhe një kompani të vetën për "konsulencë ligjore". Duket se dypunësimi i vëllait të kryebashkiakut nuk është një problem, pasi edhe kompania "Optima Legal& Finances" ku ai figuron thjesht jurist, por edhe studioja e tij private ligjore ndodhen ekzaktësisht në të njëjtin vend, ekzaktësisht të regjistruara me të njëjtën adresë: "Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit, Sky Toëer, Kati 8/3".
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Shqiptarja.com”)
(aq/shqiptarja.com)