Dekretohen ministrat e rinj Noka, Tavo dhe Panariti

Presidenti ka dekretuar emrat e propozuar nga kryeministri
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar emërimin e Flamur Nokës si ministër i Bredshëm. Post që zoti Noka e merr pas zgjedhjes së Bujar Nishanit si President i Republikës. Njëkohesisht kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Petrit Vasilit si ministër i Shëndetësisë dhe emërimin në vend të tij të Vangjel Tavos. Presidenti Topi ka dekretuar gjithashtu emërimin e Edmond Panaritit në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Edmond Haxhinastos , si ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Këto ndryshime në qeveri vijnë pasi kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi të ndryshojë përfaqësimin e saj në qeveri për shkak të angazhimeve të komitetit për zgjedhjet e ardhshme brenda kësaj force politike.
...