Tenderi i rrobave te policise nis gjyqi ndaj te akuzuarve
Artan CENA
TIRANE - Ka nisur me shtyrje procesi ndaj tre ish-zyrtareve dhe tre biznesmeneve qe jane nen akuze per tenderin e Policise shqiptare i cili sipas qendrimit te Task-Forces ne prokurori perfshinte afera deri ne 170 milione leke. Ne Gjykaten Penale te Tiranes diten e djeshme ishin te pranishem Redi Popesku ish-specialist ne Ministrine e Integrimit biznesmenet Ilir Sulo Agush Sadiku Artan Berberi ndersa perfaqesohej nga avokati i tij ish-drejtori i Pergjithshem i Prokurimeve ne Ministrine e Brendshme Bujar Murati. Duke qene se nen akuze pervec tyre jane edhe kater firmat Euro 2000 shoqeria Sadiku shoqeria Gjergjefi dhe shoqeria Bashllari dhe per to duhej paraqitur prokurore perfaqesimi para gjykates gjyqi u shty per dy jave.
HETIMET
Ish-zyrtaret dhe biznesmenet akuzohen per korrupsion pas nje operacioni te bujshem qe u zhvillua nje vit me pare nga uniformat blu. Ata fillimisht u prangosen per dyshimet e aferave mes ish-zyrtareve te larte dhe biznesmeneve per perzgjedhjen e firmave qe do te merreshin me uniformen e policise e duke shmangur keshtu firmat e tjera konkurruese. Ne dosjen e akuzave prokuroria mbeshtetet te pergjimet telefonike ndaj te pandehurve megjithese keto pergjime jane rrezuar pak kohe me pare nga Gjykata e Larte si te pavlefshme pasi jane kryer ne shkelje te procedurave persa u perket afateve ligjore. Te pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Tiranes pikerisht Njesia Task-Force per aferen korruptive prej 170 milione lekesh.
Te pandehurit rane ne pranga nje vit me pare ne saje te operacionit te koduar Prokurimi i fundit. Ata akuzohen nga Prokuroria e Tiranes se kane konsumuar veprat penale te korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike te kryer ne bashkepunim korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike mbajtje e municionit luftarak pa lejen e organeve kompetente dhe moskallezim krimi.
SEANCA
Gjate seances se djeshme ishin te pranishem te pandehurit Redi Popesku ish-specialist ne Ministrine e Integrimit biznesmenet Ilir Sulo Agush Sadiku Artan Berberi ndersa perfaqesohej nga avokati i tij ish-drejtori i Pergjithshem i Prokurimeve ne Ministrine e Brendshme Bujar Murati. Per te pandehurit e tjere Festim Bashllari dhe Jani Gjergjefi avokatet mbrojtes nuk kishin paraqitur perpara gjykates asnje prokure. Gjykata ka vendosur qe seanca e djeshme te shtyhej per dy jave.
Vjedhjet me arme te argjendarive kater te rinj ne pranga
VLORE - Vjedhjet argjendarive dhe plagosja e pronarit te nje prej dyqaneve te floririt ka cuar ne pranga 4 persona. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thane dje se eshte bere i mundur arrestimi i 4 personave te akuzuar per vepren penale te vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim. Policia ka mundur te dokumentoje grabitjen me arme te nje argjendarie ne qytetin e Vlores duke vene ne pranga Lusien Mamon 19 vjec Edison Mamom 24 vjec Aleksander Bocin 20 vjec te gjithe nga fshati Cepan si dhe Arben Sulcajn 20 vjec nga fshati Sevaster Vlore. Arrestimi i tyre eshte bere gjate operacionit te koduar Argjendari. Te ndaluarit akuzohen per ngjarjen e ndodhur rreth ores 1830 te pak diteve me pare ne qytetin e Vlores dhe plagosjes se njerit prej pronareve te saj. Gjate kontrolleve policia ka gjetur 38 ore te markave te ndryshme te kushtueshme 40 varese argjendi 44 unaza argjendi 9 telefona celulare te llojeve te ndryshme si dhe bizhuteri te tjera te cilat nga hetimet e deritanishme rezulton te jene vjedhur ne dy argjendari ne qytetin e Fierit. Gjithashtu jane gjetur dhe dy arka me fisheke.
Grabitnin emigrantet klandestine arrestohen kater persona
SARANDE - Shtate klandestine kane rene pre e grabitjes ne Konispol teksa tentonin te kalonin kufirin drejt Greqise. Burime zyrtare nga Policia e Sarandes kane bere te ditur se kater persona jane prangosur pasi akuzohen per grabitje me arme. Burime nga Policia e qytetit bregdetar bejne me dije se jane arrestuar shtetasit Atdhetar Prroi 38 vjec Vladimir Marku 23 vjec banor i fshatit Shendelli ne Sarande Florin Cupi 21 vjec dhe Nikolin Marku 21 vjec nga Lezha. Arrestimi i tyre u be pasi keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne oren 2300 te se enjtes ne vendin e quajtur Perroi i Manetes ne Konispol kane grabitur me arme 7 persona duke u marre parate dhe sendet personale. Menjehere klandestinet kane njoftuar forcat e policise te cilat brenda pak minutash kane bere te mundur arrestimin e grabitesve teksa tentonin te largoheshin nga Konispoli me mjetin tip Benz me targe Sarande 6065 B. Pas denoncimit te bere nga shtetasit e grabitur policia ka bere te mundur edhe arrestimin e kater persona te lartpermendur. Gjithashtu ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar edhe automjete me targa SR 6065 B te cilin te arrestuarit e perdornin per te udhetuar.
Dhunimi i varreve ne Boboshtice deshmon OMONIA
KORCE - Prokuroria e Korces ka marre ne pyetje dje dhe perfaqesuesit e shoqates OMONIA ne lidhje me dhunimin e varreve ne Boboshtice. Pas pyetjes se punetorit i cili kreu punimet ne varrezat e Boboshtices Prokuroria thirri dhe palen tjeter. Sipas burimeve te Prokurorise se rrethit mesohet se perfaqesuesit e organizates kane deklaruar se ndertimi eshte bere ne nje rruge te ndermjetme mes varreve te vjetra dhe se nuk kane demtuar asnje varr. Nderkohe mesohet se organi i akuzes ka thirrur per te deshmuar edhe perfaqesues te nje firme ndertimi e cila ka cuar betonin ne zone. Edhe keta te fundit kane permendur emrin e OMONIA-s si porositesit e ketij ndertimi. Skandali i dhunimit te varreve te vjetra ne Boboshtice u ndez pas homazheve ne gjuhen greke qe u bene te dielen qe shkoi me rastin e festes se clirimit te Greqise ku u vendosen kurora ne Memorialin e ndertuar. Pak ore pas homazheve u dogjen kurorat mbi memorial.
6 Nentor 2010