E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizje e re politike ne Kosove ne prag te zgjedhjeve te jashtezakonshme

Ne Kosove afrimi i zgjedhjeve ka nxitur edhe levizje e ndryshime ne skenen politike. Krahas ndryshimeve dhe shfaqjes se nismave te reja politike edhe brenda partive ekzistuese afrimi i zgjedhjeve te jashtezakonshme te 12 dhjetorit te parat e ketij lloji ne Kosove kane nxitur edhe shqetesime rreth rrjedhes se tyre dhe aftesive te shtetit te ri per tu perballur me kete sfide.

Ish-kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi deri tani edhe nenkryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves shpalli sot zyrtarisht themelimin e nje nisme te re politike me emrin Levizja Qytetare per Demokraci. Shpallja e sotme e krijimit te kesaj levizjeje i jep fund bashkepunimit te tij me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj. Zoti Kosumi tha se shteti eshte marreveshje per te garantuar sigurine e qytetareve dhe jo privilegj. Ai beri thirrje per sundim te ligjit dhe ruajtje te tolerances dhe demokracise ne vend.

shte koha te mesojme nga te tjeret e jo ta provojme lekuren tone se armiqesite partiake e cojne shtetin ne nje krize te panderprere tha zoti Kosumi.

Zoti Kosumi ne vitin 2005 mori postin e kryeministrit te vendit pas dorezimit te zotit Haradinaj ne gjykaten e Hages. Ne fillim te vitit 2006 ai u largua nga posti ne kuader te ndryshimeve ne skenen politike qe pasuan vdekjen e ish presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova. Largimi nga ky post kishte shenuar edhe fillimin e ftohjes se marredhenieve te tij me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves te ciles I ishte bashkuar pas luftes ne Kosove ne kohen kur zoti Kosumi drejtonte Partine Parlamentare te Kosoves. Nisma e tij sot eshte pjese e zhvillimeve ne skenen politike ne prag te zgjedhjeve te jashtezakonshme te 12 dhjetorit. Koha e shkurter e organizimit te ketyre zgjedhjeve te parat e ketij lloji ne Kosove ka kushtezuar levizje te medha brenda subjekteve politike e njekohesisht edhe shqetesime nese vendi do te mund te perballet me sfidat qe paraqesin keto zgjedhje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar 11 nentorin si afatin e fundit per regjistrimin e partive politike qe duan te marrin pjese ne zgjedhje ndersa ka vendosur qe fushata per keto zgjedhje te zgjase dhjete dite dhe ajo te do filloje zyrtarisht me 1 dhjetor. Por fushata tashme ka filluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›