E Martë, 3 Nëntor 2026

Tenis 2023, fitime marramendëse

Novak Djokoviç aktualisht numri një në renditjen ATP, kryeson edhe renditjen speciale të përfitimeve financiare të vitit 2023 në tenis, për të dytin vit radhazi. Serbi e mbylli sezonin duke triumfuar në tre Grand Slam dhe me titullin e shtatë në Nitto ATP Finals, duke grumbulluar shumën monstruoze prej 15,952,044 dollarësh vetëm nga trofetë, ndërsa shuma e përgjithshme shkoi deri në 180,643,353 dollarë.

Ndër emrat e mëdhenj, pas Xhokoviçit është edhe Carlos Alcaraz: kampion në Wimbledon dhe numri 2 në botë në fund të sezonit. Spanjolli është i dyti në renditjen e fitimeve sezonale me 10,753,431 dollarë. Në këtë renditje, vendin e tretë e mban rusin Daniil Medvedev ndërsa Jannik Sinner, i freskët nga suksesi i tij në Kupën Davis me Italinë, zë vendin e katërt. Rreth 111 tenistë, 60 djem dhe 42 vajza, tejkaluan pragun e përfitimit prej një milion dollarësh me çmimet e fituara gjatë sezonit 2023.

Por Novak Xhokoviç ka thyer rekord pas rekordesh. Këtë radhë nuk është një triumf në një turne Grand Slam, por një veçori kurioze. Kampioni serb 36-vjeçar ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për raketën e tij, e njëjta që e çoi në katër triumfet e paharrueshme në karrierën e tij, Wimbledon dhe US Open 2015, Australian Open dhe Roland Garros 2016, e cila u shit për një shumë të pabesueshme. E vënë në ankand, trashëgimia e serbit u ble me një çmim monstruoz: 107,482 dollarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›