E Martë, 3 Nëntor 2026

Trazirat në derbi, hetohen 8 tifozë

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tetë shtetas, që dyshohet se kanë hedhur në fushë flakadanë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme. Gjithçka i referohet ngjarjeve të ndodhura gjatë dhe pas ndeshjes derbi mes Tiranës dhe Partizanit të luajtur në “Air Albania” në fundjavë. Fillimisht u njoftua se janë arrestuar katër persona, tre u proceduan në gjendje të lirë dhe dy u shpallën në kërkim. Ndërkohë, policia ka kërkuar bashkëpunimin e Federatës, klubeve sportive, tifozërive dhe pavarësisht nga incidentet e ndodhura, është e vendosur të marrë masa dhe të garantojë rendin dhe sigurinë, për çdo aktivitet sportiv, si dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar më datë 03.12.2023, në stadiumin “Air Albania”, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar shtetas të tjerë që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.      

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 21 vjeç, E. D., 19 vjeç, G. S., 19 vjeç, L. B., 20 vjeç, E. Q., 19 vjeç, G. H., 35 vjeç, D. I., 36 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të ndodhura gjatë këtij aktivitetit sportiv dhe për identifikimin e shtetasve përgjegjës.    

Policia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e Federatës, klubeve sportive, tifozërive dhe pavarësisht nga incidentet e ndodhura, është e vendosur të marrë masa dhe të garantojë rendin dhe sigurinë, për çdo aktivitet sportiv, si dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›