E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis Federer rimerr vendin e dyte

Pas turnet master të Montekarlos, Roger Federer rimerr vendin e dytë në tenisin mashkullor, ndërsa Djokovic, pas fitores së arritur në finale ndaj Nadal, thellon kryesimin në renditjen botërore me një diferencë të paprecedent që prej ngjitjes në krye të kësaj renditje.

Për Federerin, vendi i tretë zgjati vetëm dy javë, pasi Murray humbi në të tetat e këtij turneu me Wawrinkën. Me përjashtim të rokadës në “podium”, Montekarlo nuk solli as ndryshim tjetër në dhjetë vendet e para, të cilat mbeten: 1. Djokovic      12.900 pikë 2.  Federer        8.670 .3. Murray         8.660 .4. Ferrer          6.970 .5. Nadal          5.985 .6. Berdych       4.760 .7.Del Potro      4.750 .8. Tsonga       3.875 .9. Gasquet       3.365 10. Tipsarevic    3.000

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›