E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdiq këngëtari folklorik amerikan Richie Havens

Vdiq këngëtari folklorik amerikan Richie Havens, i cili ishte interpretuesi i parë në festivalin e muzikës Woodstock më 1969.
 
Familja e tij thotë se Havens vdiq të hënën nga një goditje në zemër në New Jersey. Ai ishte 72 vjeç

Havens hapi festivalin  3-ditor në Woodstock më 1969 me këngën Freedom, dhe interpretori për 3 orë. Ky koncert shënoi pikë kthesën në karrierën e tij.

Havens gjithashtu interpretoi gjatë përurimit të presidentit Bill Klintonit në vitin 1993.

Richie Havens regjistroi albumin e tij të parë në vitin 1967, mes 25 albumeve muzikore gjatë karierës së tij.  

Në vitin 2010, Havens u operua nga veshkat, por nuk arriti të rimëkëmbej, dhe që  nga ajo kohë nuk mundi të dilte më në skenë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›