E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis Serena Williams fiton US Open

Serena Williams ka fituar titullin e saj të pestë US Open mbrëmjen e së dielës në një finale drithëruese kundër Victoria Azarenka.

31-vjeçarja, e cila është numri 1 i Botës në renditjen e tenisit femëror, mundi kundërshtaren e saj 7-5, 6-7 (6-8) dhe 6-1 duke përsëritur fitoren e vitit të kaluar ndaj bjelloruses. Në ndeshjen që zgjati 2 orë e 45 minuta, era luajti rolin kryesor duke penguar lojën e të dy tenisteve. Azarenka u mundua t’i rezistonte fuqisë së Williams e madje t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë, por në setin e tretë i shteruan energjitë duke u mundur 6-1. Williams ka fituar 17 turne Grand Slam-i, një më pak se Martina Navratilova dhe Chris Evert, ndërsa ende është larg rekordit të Margaret Court, e cila ka fituar në karrierë plot 24 tituj Grand Slam-i. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›