E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenori Ymeri Ne tirane ndihem i plotesuar

Tenori i ri, por mjaft i talentuar kosovari  Riad Ymeri, i cili ka qenë pjesë e disa produksioneve të rëndësishme në Teatrin e Operas dhe Baletit thotë se në Tiranë e ndjen veten të përmbushur profesionalisht, pasi opera për të është institucioni më i lartë i muzikës klasike dhe fatkeqësisht mungesa e një teatri të tillë në Prishtinë e bën disi të vështirë realizimin artistik siç duhet.
Sipas Ymerit filarmonia e Kosovës është aktive në organizimin e koncerteve por nuk është e mjaftueshme për kërkesat e tij artistike.
Tenori është gjithnjë në pritje të ofertave artistike në Tiranë, pasi në skenën e operas ndihet i plotësuar si artist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›