E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategji e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Tarifat e telefonisë celulare gati do të përgjysmohen deri në vitin 2013. Kjo falë strategjisë që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ndjek ndaj kompanive celulare, duke imponuar reduktimin e tarifave në çdo muaj shtator. Drejtori i Rregullimit të Tregut, Altin Rrapaj thotë për “ABC news” se këtë muaj shtator do të aplikohet faza e tretë e reduktimit të tarifave. Sipas tij, më tepër se ndikime direkt të çmimeve pritet një ofrim më i madh oferatsh dhe paketash nga kompanitë që do të ndikojnë ndjeshëm në uljen e  tarifave.
Deri në vitin 2013, parashikohet një zbritje e çmimeve deri 4. 57 lekë për minutë, për sa i përket tarifave të shërbimit me shumicë. Aktualisht kjo vlerë varion nga 7 deri në më pak se 9 lekë. Në fillim të vitit 2000 këto tarifa ishin më tepër se 12 lekë për minutë. 
Sipas zotit Rrapaj,  një nga arsyet e reduktimit të tarifave të celularëve është edhe portabiliteti i numrit, pra mbartja e të njëtit numër, duke ndërruar kompaninë. 
Disa vite më parë, për shkak të mungesës së konkurrencës në tregun e telefonisë mobile, Shqipëria ishte e para në rajon për tarifat e larta, aktualisht këto tarifa janë rreth nivelit mesatar të vendeve të rajonit, ndërsa priten të ulen më tej.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›