E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension dhe dhune ne ndeshjen Bylis -Shkumbini

Skandal ne Ballsh me ndeshjen Bylis-Shkumbini. Ndeshja e vlefshme per javen e 11-te te Kategorise Superiore ka perfunduar me fitoren e skuadres vendase tre me dy por i gjithe 90-te minuteshi eshte shoqeruar me dhune dhe tension. Gjithcka ka filluar qe ne momentin qe drejtuesit e skuadres se Bylisit me ne krye Presidentin Besnik Kapllanaj nuk kane lejuar prodhimin e sinjalit televiziv te Kompanise Supersport qe ka edhe te drejten televizive te transmetimit te ndeshjeve te kampioanatit shqiptar . Ka qene vete Presidenti Kapllanaj ai qe ka firmosur shitjen e se drejtes televizive per skuadren e tij . Pas shume e shume perpjekjesh nga drejtuesit e te dyja skuadrave dhe te Federates Shqiptare te futbollit ndeshja ka nisur me 85 minuta vonese . Me pas ndeshja edhe per kete fakt ka qene e tensionuar . Ne pushimin e pjeses se pare ne momentin kur gjyqtaret po futeshin ne dhomat e zhveshjes nje nga anesoret eshte goditur barbarisht me grushta nga stafi drejtues i Bylisit . Me pas ne pjesen e dyte tensioni ka qene ne maksimum dhe skuadra e Shkumbinit eshte penalizuar nga gjyqtaret .Gjykimi ka ndikuar direkt ne rezultatin e ketij takimi te cilin Shkumbini e ka humbur por me pa te drejte . Stafi i skuadres Peqianase ankohet per dy penallti te mohuara dhe per nje gol te rregullt te anulluar. Sipas stafit bardhe-kalter drejtuesit e Bylisit i kane bere presion gjyqtareve te takimit dhe kjo eshte pare ne te gjitha vendimet qe ata kane marre ne pjesen e dyte .Pas ngjarjes se te premtes ne Lac dhuna rikthehet serish dhe protagonist behen drejtuesit e Bylisit qe dhunojne barbarisht gjyqtarin anesor . Ky eshte nje rast i paprecedent ne futbollin shqiptar qe pervec dhunes se ushtruar ndaj gjyqtareve Presidenti i nje skuadre nuk lejon edhe transmetimin e ndeshjes qe eshte nje detyrim baze per cdo skuader qe ka firmosur per shitjen e se drejtes televizive . Me pas edhe gjyqtaret vazhdojne te jene protagoniste me vendimet e njeanshme ne favor te nje skuadre dhe penalizimin e nje tjetre .Keta gjyqtare nuk mund te hedhin poshte djersen e futbollsiteve punen e nje stafi te tere dhe me shume parate e shpenzuara nga Presidentet . Skandali dhe dhuna ne Ballsh perben nje rast te paprecedent ne futbollin shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›