E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension dhe përplasje, “Dëshmorët e Kombit” si skenë lufte

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është kthyer në epiqendrën e përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë, në ditën e tretë të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Gazi lotsjellës, flakët dhe hedhja e gurëve kanë shoqëruar tubimin, ndërsa situata në zonën pranë Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar.

Një numër i madh të rinjsh janë mbledhur në bulevard, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe përdorimit të gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës, protestuesit nuk janë tërhequr dhe vijojnë të qëndrojnë në zonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›