Spitali i Traumës, 26 të plagosur sot në protesta. Si është gjendja

Dy oficerët e policisë, një nga Shkodra dhe një nga Durrësi janë spitalin e Traumës, një në gjendje të mirë ndërsa tjetri nga Shkodra pas ndërhyrjes pritet të reagojë.
Po ashtu vajza e qëlluar me gurë ne Tiranë, Eva Pango, paraqitet në gjendje të përmirësuar.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË/ Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:31
Në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.
Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, i është nënshtruar ndërhyrjejes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë, pritet reagimi.
Gjithashtu, 2 protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, një prej tyre (vajzë) në observim, gjendje stabël për momentin.
Pak minuta më parë kanë mbërritur 3 kalimtarë, jashtë rrezikut për jetën.
Në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.a.b