Tension midis Izraelit dhe Libanit
Rikthehet perseri tensioni ne Lindjen e Mesme. Te pakten dy raketa katjushka jane leshuar nga Libani ne drejtim te Izraelit, duke plagosur dy persona. Lajmi behet i ditur nga radioja shteterore e cila theksoi se raketat kane plagosur nje grua dhe nje burre. Por ka qene i menjehershem reagimi i ushtrise izraelite e cila ka leshuar tre raketa ne zone nga ku mendohet se ndodhi sulmi. Nga Bejruti burimet e sigurise shprehen se nga raketat nuk ka patur asnje viktime , megjithate paniku i banoreve ka qene i madh. Zedhenesi per shtyp i ushtrise hodhi poshte pretendimet e Izraelit se nga territori izraelit jane leshuar raketa. Por televizionit i levizjes radikale Hezbollah ka afirmuar hedhjen e raketave .