Jo shqip në Eurovizion, nervozohen artistët shqiptarë
Shkup - Kanë nisur në Maqedoni debatet për këngën që do të përfaësoje vendin në Eurovizionin e këtij viti. Komiteti organizues i kësaj gare përzgjedhëse në Shkup ka deklaruar se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë këngë në gjuhë të ndryshme përveç maqedonishtes. Ky vendim ka shqetësuar pretendët shqiptarë për pjesëmarrje në Eurosong. Kantautori shqiptar Agim Proshka, e ka vleresuar vendimin në fjalë si një diskrimin që u bëhet artistëve shqiptarë në Maqedoni. “Kjo nuk është në frymën as të vetë Eurosongut ku promovohen kulturat e ndryshme .Absurdi i gjithë kësaj loje është se Maqedonia pretendon që është një shtet multikulturor, ndërsa konkursin brenda shtetit të vetë e bën monokulturor”, ka thënë ai.