E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension në KZAZ-në 55

Tension ne KZAZ-në numër 55 në njësinë numër 11 në Tiranë. Situata është ndezur kur kryetari i kësaj KZAZ-je ka kërkuar vijimin e numërimit deri në përfundim të procesit, por përfaqësuesit socialistë në këtë KZAZ kanë kërkuar ndërprerjen e procesit për të vijuar në orët e mëvonshme pasi numëruesit ishin të lodhur. Kjo kërkesë e socialistëve është kundërshtuar nga kryetari i KZAZ-së, që ka insistuar në vijimin e numërimit.

Kjo ka mjaftuar për të ndezur debatet brenda sallës së numërimit në prani të kreut të misionit të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet dhe grupit të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ndërkohë, në KZAZ-në e njësisë numër 5 numërimi vijon, por sic raporton gazetarja jone nga kjo KZAZ, procesi numërimit ecën me ritme tejet të ngadalta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›