E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Ristani, ti jap fund manipulimit

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe akuzoi sot publikisht kryetarin e KQZ-së Arben Ristani, pasi sipas tij, është personi kyç që po përpiqet të manipulojë procesin e zgjedhjeve, sikundër dhe për njësinë numër 5.
 

Për të, manipulimi i votave është një shkelje e cila do të ndiqet hap pas hapi, duke e monitoruar nga çdo anëtar i Partisë Socialiste për të qënë në koherencë me çdo votë, e cila do të përmbysë rezultatin përfundimtar.
 

Braçe theksoi më tej se e gjithe kjo manovër e padrejtë e ka një emër, pasi kandidati për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha do të dalë në një konferencë për shtyp. Akuzat e bëra publike vunë me teper pikat mbi "I", duke theksuar se Bashën nuk e shpëton nga humbja asnjë manipulim dhe se kjo nuk do të lejohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›