E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në veri, të shtëna ndaj EULEX e policisë së Kosovës

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, ka deklaruar se rreth mesditës së sotme persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj pjesëtarëve të policisë së EULEX-it dhe të Kosovës në veri të Kosovës, afër malit Shatorica.
 

Hoti në një deklaratë për agjencinë serbe Tanjug ka thënë se incidenti ka ndodhur te mali Shatorica, afër fshatit Borçane, në mesditë, por nuk ka pasur të plagosur as në radhët e EULEX-it as në ata të Policisë së Kosovës.
 

“Persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të dy automjeteve të Policisë së EULEX-it dhe dy automjeteve të Policisë së Kosovës nga Leposaviqi”, tha Hoti, duke shtuar se nuk ka pasur dëme materiale.
 

Sipas tij dyshohet se kanë qëlluar prer ësit ilegal ë t ë pyjeve dhe se policia në Shatoricë ka konfiskuar një traktor, në të cilin janë gjetur një pushkë gjysmë automatike me 30 plumba.
 

Hoti theksoi se njësia hetimore e policisë do të zhvillojë hetimet në vendin e incidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›