E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon: Maqedonia duhet të ishte anëtare e NATO-s

SHBA-të dhe Presidenti Obama do të ishin tejet të kënaqur nëse Maqedonia do të bëhej anëtare e NATO-s. Na vjen keq se pse nuk ndodhi përpara Samitit në Çikago zgjidhja për kontestin e emrit.

Integrimi në NATO do të ishte mirë jo vetëm në planin ekonomik, por edhe për raportet ndëretnike në Maqedoni.

Këto kanë qenë disa nga mesazhet kyçe të intervistës së ndihmës-sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Gordon, dhënë televizionit Al Jazeera Balkan, i pyetur për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë që rezulton të jetë pengesa kryesore për anëtarësim në NATO të Maqedonisë.

Gordon duke e quajtur Maqedoninë "vend unikal", thotë se anëtarësimi i saj pothuajse është i dakordësuar nga NATO-ja, por megjithatë shton se "mbetet të zgjidhet kontesti bilateral".

"Ne e mbështesim këtë proces dhe do të donim ta shihnim zgjidhjen", ka theksuar Gordon.
Duke folur për përfitimet nga anëtarësimi në NATO, Gordon ka thënë se "kjo nuk mund të jetë assesi gjë e keqe".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›