E Martë, 3 Nëntor 2026

Tensione në Kuvend-Mazhoranca miraton shtyrjen e afatit për investimet strategjike

Në pamundësinë për të pasur një seancë të rregullt në Kuvend për shkak të zhurmuesve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, ligjet kanë kaluar edhe sot (7 mars) vetëm me votat e mazhorancës.

Mes ligjeve të votuara është edhe ai për investimet strategjike ku kërkohet një zgjatje e afatit të tij deri në dhjetor të 2024. Ky ligj u miratuar më shumicë të thjeshtë votash, ku zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj u sigurua të theksonte se mazhoranca e zotëronte një kuorum të tillë.

Gjatë votimit, deputeti Gazmend Bardhi ka akuzuar Felajn se po miraton projektligjet pa kuorumin e nevojshëm.

“Në sallë janë 68 deputetë. Po kryen votim pa kuorum. Kuorumi i nevojshëm për çeljen e votimit 71 vota”, tha Bardhi.

“Po të më dëgjonit që në fillim të seancës ju tash që mazhoranca e ka kuorumin e nevojshëm për shumicën e thjeshtë. Ju ftoj të uleni të diskutojmë”, tha Felaj.

Projektligji për investimet strategjike është një nga më të kundërshtuarit nga opozita, ku akuzon se ky ligj u shërben klientëve të qeverisë.

Me shumicë të thjeshtë votash janë miratuar edhe projektligjet e tjera në rendin e ditës si: Projektligj “Për burimet ujore” dhe Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin”, të ndryshuar”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›