E Martë, 3 Nëntor 2026

Tensione në Kuvend, Rithemelimi nuk lejon zhvillimin normal të seancës

Ka nisur sërish me tensione edhe seanca e sotme plenare. Deputetët e Rithemelimit kanë ‘zhvendosur’ protestën e tyre në Parlament, ashtu sikurse kishin njoftuar, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.

Deputetët kanë ndezur sërish zhurmueset dhe janë pozicionuar para foltores së Kuvendit, ndërsa mazhoranca vijon me votimin e projektligjeve të rendit të ditës, konkretisht Projektligjin “Për burimet ujore”; Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin”, të ndryshuar”; Projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar; Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›