E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në Kuvendin e Kosovës, shtyhet seanca konstituive

PRISHTINË, 8 gusht/ATSH/ Vazhdimi i seancës konstituive më 8 gusht u shty pasi Albin Kurti i LVV-së kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike, duke mos propozuar emër për kryeparlamentar.

Deklarimi i Kurtit u përcoll me tensione, pasi deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ju afrua Kurtit dhe nisi të gjuante vezë drejt tij. Deputetë të partive të ndryshme u grumbulluan më pas, duke shkaktuar tensione.

Kryesuesi Avni Dehari, pas tensionit të krijuar deklaroi: “Ndërpritet seanca”.

Këto zhvillime vijnë pasi LVV dhe LDK duket se janë ende larg një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve

Pas seancës, deputetja e LDK-së, Jeohna Lushaku Sadriu, e cilësoi si “pamje të keqe” atë që ndodhi në Kuvend.

Ajo tha se deputetët duhet ta konstituojnë Kuvendin, duke e fajësuar LVV-në për papërgjegjësi që ta kryejë detyrën e saj.

Tani, edhe anëtarë të partive të tjera po deklarohen për mediat pas ndërprerjes së seancës. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›