E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në gjyq/ Gjykata e Apelit i ul me 6 vite dënimin vrasësit të 20-vjeçarit në Tiranë, familjarët shoqërohen në polici

Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë, e cila e dënoi me 18 vite heqje lirie.

Vendimi shkaktoi tensione në gjyq, teksa policia bëri shoqërimin në komisariat të familjarëve të të ndjerit, nëna, vëllai dhe kunata.

Hoxha është shpallur fajtor për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkesi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”.

Hetimet zbuluan se ngjarja kishte nisur si pasojë e një ngacmimi ndaj një vajze.

Sipas vendimit të gjykatës, përplasja mes dy të rinjve, pavarësisht motiveve të dobëta, kishte përfshirë grupet e tyre shoqërore në një përpjekje për të gjetur informacion dhe vendndodhjen e njëri-tjetrit. Megjithatë, sipas gjykatës, takimi fatal i 18 prillit ishte i rastësishëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›