E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në sheshin “Skënderbej”, protestuesit fishekzjarre dhe molotovë ndaj efektivëve dhe Ministrive

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë janë intensifikuar në zonën pranë sheshit “Skënderbej”.

Grupimet e të rinjve kanë hedhur gurë dhe fishekzjarre në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa uniformat blu kanë përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Protestues të maskuar kanë hedhur bomba molotov ndaj efektivëve, por edhe ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas rreth dy orësh përplasje pranë sheshit “Skëndërbej”, protestuesit u zhvendosën para Parlamentit.

Edhe këtu situata u tensionua pas hedhjes së bombave molotov në drejtim të forcave të rendit.

Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe autobotë uji duke shpërndarë protestuesit të cilët e mbyllën ditën e gjashtë duke u shpërndarë në disa zona të kryeqytetit.

/e.i/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›