E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu dënon sulmin ndaj 10 efektivëve në Komisariat: Studentët të distancohen nga dhuna

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar sulmin ndaj 10 punonjësve të Policisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, duke theksuar se ata nuk ishin të angazhuar gjatë protestave.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu u ka uruar shërim të shpejtë efektivëve të plagosur, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore, veçanërisht studentëve, të distancohen nga aktet e dhunës.

“A mund të jenë studentë këta?”, shkruan Koçiu.

Koçiu thekson se 10 punonjësit e Policisë janë plagosur nga një grup personash të maskuar, ndërsa nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë protestave.

Në reagimin e saj, Koçiu u bën thirrje qytetarëve dhe studentëve të distancohen prerazi nga personat e dhunshëm dhe veprimet e tyre, të cilët kërcënojnë sigurinë dhe qetësinë e të gjithëve.

/e.i/a.f/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›