E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin molotovë e fishekzjarrë, policia kundërpërgjigjet

Protesta e opozitës para godinës së Kryeministrisë në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas raportimeve nga terreni, një pjesë e protestuesve kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke rritur ndjeshëm nivelin e përshkallëzimit të situatës.

Në përgjigje, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe rivendosjen e rendit.

Situata paraqitet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të jenë në gatishmëri për të parandaluar përshkallëzim të mëtejshëm të përplasjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›