E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione pranë Gjykatës Speciale në Hagë

PRISHTINË, 16 shtator/ATSH/ Disa media raportuan për tensione pranë ndërtesës së Dhomave të Specializuara në Hagë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas raportimeve dhe pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa persona u ngjitën mbi automjetet e policisë dhe i goditën ato, ndërsa policia përdori ujë për shpërndarjen e turmës.

Situata raportohet se më pas është qetësuar.

/REL/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›