Tensionet ballkanike, The Telegraph: Po pasqyrohen edhe në “Euro 2024”

Kampionati Europian i futbollit i cili po zhvillohet ne Gjermani është shoqëruar edhe me skena aspak të këndshme, të cilat më së shumti vinin nga tifozeritë e vendeve ballkanike – shkruan e përditshmja britanike The Telegraf.
Nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, shtatë janë vende të ish-Jugosllavisë.
Me shtimin e Shqipërisë, e cila ndan kufijtë me tre prej tyre, si dhe me Greqinë, kanë çuar në një sërë incidentesh që nga fillimi i Kampionatit Europian. Nëse do t’i rendisnim , tifozët e Serbisë mbanin një pankartë me hartën e Kosovës dhe fjalët “jo dorëzim”.
Lojtari shqiptar Mirlind Daku me një megafon iu bashkua tifozëve me thirrje fyese ndaj Serbisë dhe Maqedonisë e Veriut .
Gazetari i Kosovës Arlind Sadiku bëri me duar gjestin e shqiponjës dykrenare për tifozët serbë gjatë ndeshjes së tyre kundër Anglisë, atij iu hoq kredencialet nga UEFA.
Pankartat shpesh fyese janë një pamje e zakonshme në të gjithë futbollin në rajon shkruan britanikja ‘The Telegraf’. “Nëse shkon në ndonjë ndeshje futbolli në Ballkan, gjithmonë ka slogane nacionaliste,” thotë Kenneth Morrison, profesor i Historisë moderne të Evropës Juglindore në Universitetin De Montfort.
Pjesa më e madhe e tensioneve aktuale përqendrohet tek Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe akoma edhe sot nuk njihet nga Serbia.
E megjithatë do të ishte gabim të supozohej se jeta e përditshme e serbëve, kroatëve, shqiptarëve dhe sllovenëve është aq e paqëndrueshme sa mund të shihet në këtë turne sportiv.
Shumë serbë shkojnë me pushime në Kroaci dhe anasjelltas. Gjuhët serbe, kroate dhe boshnjake janë afërsisht të njëjta dhe qytetarët e tyre dëgjojnë muzikën, shohin filmat dhe lexojnë librat e njëri-tjetrit. – shkruan The Telefgraf .
“Shumica e njerëzve në rajon duan të vazhdojnë me jetën e tyre,” – thotë “Ata duan të jetojnë në paqe, kërkojnë mundësi më të mira ekonomike për veten dhe fëmijët e tyre.” – shtoi ai.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/