E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pogba, shtyhet vendimi: Junajtid i kërkoi të presë

Manchester United I ka kërkuar Paul Pogba të prisë para se të marrë një vendim për të ardhmen e tij, të paktën derisa të zgjidhet trajneri që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm. Kështu raporton Espn. Kontrata e francezit skadon në qershor, ashtu si edhe Rangnick, i cili më pas do të kalojë në rolin e menaxherit të Djajve të Kuq. Për mesfushorin mbetet mbi të gjitha interesimi i Juventusit, ish-skuadrës së tij, por edhe të emrave të tjerë të mëdhenj evropianë si PSG dhe Real Madrid.

Gjithashtu sipas portalit në fjalë, Djajtë e Kuq kanë kërkuar dhe nga Martial dhe Van de Beek që të prisin për të marrë një vendim për të ardhmen e tyre, të cilët u larguan nga skuadra në këtë merkato janari. I pari shkoi në huazim te Sevilla, i dyti te Everton. Kapitulli i stolit: Pochettino dhe Ten Hag janë dy favoritët, në mes të një liste të ngushtë prej pesë emrash, për të zëvendësuar Rangnick për sezonin e ardhshëm. Por ish-trajneri i Leipzig nuk do ta përjashtonte mundësinë e qëndrimit në krye të United edhe për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›