E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensionet me Serbinë/ Rutte dhe Bettel në Kosovë, takohen me Osmanin dhe Kurtin

Kryeministri i Holandës Mark Rutte së bashku me homologun e Luksemburgut Xavier Bettel kanë udhëtuar këtë të martë (4 korrik) drejt Prishtinës, ku janë pritur në aeroport nga Kryeministri Albin Kurti. Më pas, Rutte dhe Bettel janë takuar me Presidenten Vjosa Osmani, dhe pas bisedës me të, janë pritur në takim nga Kryeministri Kurti.

“Në ora 09:20 mbahet takimi i kryeministrit Kurti me kryeministrin Rutte dhe kryeministrin Bettel, kurse në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media”, njofton zyra e kryeministrit.

Një ditë më parë, Rutte dhe Bettel vizituan Beogradin, ku u takuan me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit pas takimit me kryeministrat e Holandës dhe të Luksemburgut, tha se biseda mes tyre ishte mjaft e sinqertë dhe se ai u përcolli atyre se ishte i frikësuar për shkak të situatës në Kosovë.

Presidenti serb theksoi se nga tre masat e de-përshkallëzimit të situatës, njëra prej tyre duhet të jetë e përbashkët. E në këtë kuadër, ai bëri me dije se Serbia tashmë e ka zbatuar një nga tre masat.

“I kam premtuar se Serbia do të bëjë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Nga tri masat e de-përshkallëzimit, njëra duhet të zbatohet bashkërisht, Serbia tashmë e ka zbatuar njërën, ne e kemi bërë punën tonë”, theksoi Vuçiç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›