E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në Kuvend, Balla: Pamje të paralajmëruara me shpresën e motivimit të mbështetësve të PD

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Për shkak të tensioneve dhe përplasjeve të krijuara nga opozita në sallën e Kuvendit, Kuvendi ndërpreu diskutimet mbi projektligjet që ishin në rendin e ditës duke kaluar direkt në votim.

Kalimi direkt në votim u bë me propozim të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili u shpreh se tensionet e krijuara tregojnë se opozita nuk do që ta zhvillojë seancën.

“Në vlerësim të kësaj pamje të paralajmëruar me shpresën se do të të motivohen mbështetësit e Partisë Demokratike për të shkuar nga 300 në 400 protestues në protestën e paralajmëruar të ditës së hënë”, tha balla.

Balla theksoi se sot kemi në agjendë diskutime të rëndësishme, përfshirë edhe luftën kundër krimit, por duket qartë se opozita nuk dëshiron debat dhe nuk lejon zhvillimin normal të seancës.

Në këto kushte, Balla propozoi që të procedohej sipas rregullores dhe të kalohet menjëherë në votim.

Në vijim kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hodhi në votim propozimin e Ballës, ndërsa Kuvendi vijoi mes kaosit të krijuar nga opozita procesin e votimit të projektligjeve që janë në rendin e ditës.

1 nga 2

/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›