E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensionet në veri/ Petkoviç paralajmëron Kosovën: Po shqyrtojmë dërgimin e 1 mijë forcave të sigurisë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti po vijon me depërtimin e policisë në veri të Kosovës, me veprime të paligjshme dhe të dhunshme. Ai thekson se 300 deri në 350 forca janë futur në veri të Kosovës.

“300 deri në 350 policë, disa patrullë me parzmore, disa anëtarë të ROSU me tyta të gjata dhe me pajisje të plota ushtarake, pushtuan veriun rreth orës 20:30. në drejtim të Mitrovicës Jugore drejt Mëhallës së Boshnjaçkës”, tha ai.

Petkoviç deklaroi se Beogradi do të shqyrtojë dërgimin e 1000 forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës. Petkoviç tha se kryeministri i Kosovës, dëshiron ta dëbojë popullin serb nga Kosova, si dhe se gjithçka që bëjnë serbët në krahinën jugore duhet të sulmohet dhe të dënohet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›