E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet para Kuvendit, lëndohen 4 policë të Forcave Shqiponja dhe Patrullës së Përgjithshme

Nga tensionet e krijuara para Kuvendit, janë lënduar 4 punonjës policie.

Punonjësit e lënduar janë të Forcave të Posaçme Shqiponja dhe Patrullës së Përgjithshëm.

Këtë të martë, për më shumë se 4 orë dhjetëra qytetarë protestuan para godinës së Parlamentit duke hedhur parulla kundër deputetëve të mazhorancës e opozitës.

Në shenjë revolte ata qëlluan me vezë makinat e ministrave dhe deputetëve të cilët kaluan para tyre.

Protesta u shoqërua me moment tensioni mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Pas disa orë proteste, forcat speciale ndërhynë për të larguar protestuesit nga hyrja e Kuvendit për të lejuar kalimin e deputetëve në Kuvend.

Për shkak të tensioneve në protestë policia shoqëroi disa protestues ndër të cilët Dritan Goxhajn, dhe për këtë arsye protesta e qytetarëve u zhvendos para godinës së drejtorisë së policisë së Tiranës ku kërkuan lirimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›