E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tensioni me Klopp, Guardiola: Nuk e dija kështu

Tensioni po rritet përpara Liverpool-Manchester City, një ndeshje e planifikuar për të dielën pasdite dhe e cila në rast të një disfate mund të shënojë lamtumirën e fundit me titullin për të Kuqtë.

Ndoshta kjo është arsyeja pse Jurgen Klopp donte të nënvizonte se si lojtarët e tij janë më të lodhur se kundërshtarët e tyre, duke iu referuar një “pushimi dy-javor” të Manchester City për shkak të Covid. Fjalë që padyshim nuk i pëlqyen Guardiolës, i cili iu përgjigj kolegut të tij me ironi.

“Ka gabuar, ishte një pushim dy muaj, tre muaj, katër muaj. Kjo është arsyeja pse ne jemi përsëri në vendin e parë në klasifikim”, ka deklaruar trajneri spanjoll me ironi.

Guardiola në fund bëhet serioz, i kërkon Klopp të shikojë kalendarin dhe thotë se është i zhgënjyer nga menaxheri i Liverpool.

“Jurgen duhet të shikojë nga afër kalendarin, ne patëm Covid, qëndruam një javë dhe shkuam të luanim në Stamford Bridge me 14 lojtarë në skuadër. Por mbase jam gabim dhe kanë kaluar dy ose tre javë. Kur unë të takoj Jurgen, do e pyes se sa pushim kemi pasur.

Por jam i befasuar, nuk mendova se Klopp ishte ai lloj trajneri, nuk prisja një koment të tillë. Ndoshta është një keqkuptim…”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›