Përfundojnë 75% e punimeve në shëtitoren e Sarandës

Edhe gjatë muajit Shkurt 2021, punimet për rigjenerimin urban të shëtitores në qytetin e Sarandës, po vijojnë me ritme të shpejtë. Sipas informacioneve të marrë nga përfaqësuesit e firmës zbatuese, aktualisht puna ka përfunduar në gati 75% ndërkohë që në këtë sezon turistik, ky projekt do të jetë nën përdorim të banorëve dhe turistëve që zgjedhin Sarandën si destinacionin e pushimeve të tyre.
Tashmë që pjesa më e madhe e kësaj shëritoreje ka përfunduar dhe sipërfaqja e saj është zgjeruar dukshëm, janë banorët e qytetit që e frekuentojnë çdo ditë duke bërë xhiron tradicionale. Ata thonë se tani qyteti i tyre, ka filluar të ketë një tjetër qasje edhe për vizitorët.
“Unë jam banor i Sarandës. Shëtitorja është një mrekulli! I mungonte Sarandës! Është bërë një ndërhyrje perfekte shumë e mirë. Jemi shumë të kenaqur dhe urojmë që të mbarojë sa më shpejt. Xhirua këtu është një traditë sarandjote. Sarandjotët shëtisin buzë detit gjithë jetën, kështu ka qenë. Meqë jemi dhe vend turistik, është bukur fare edhe për turistët”, thotë një banor.
“Shëtitorja do i japë një pamje tjetër qytetit dhe kjo është e dukshme. Është më e bollshme dhe më cilësore tani. Është gjë shumë e bukur edhe vizitorët do i afrojë më shumë realizimi i këtij projekti. Ne dalim përditë këtu dhe kënaqemi shumë”, shprehet një tjetër.
Ky projekt i cili ka vlerën e rreth 47 milion lekëve, financohet nga qeveria nëpërmjet Bankës Botërore, me investues Fondin Shqiptar të Zhvillimit