E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentim vrasje në Prishtinë

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te një rrahje në mes të katër të dyshuarve, meshkuj.
Më pas njëri nga të dyshuarit me veturën e tij civile ka goditur njërin nga të dyshuarit dhe një person tjetër, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Përleshja ka ndodhur në rrugën “Robert Dol” në Prishtinë të martën në ora 10:30.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›