E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet eleminimi i Obamës? Letër helmuese në postën e Presidentit amerikan

Shërbimet e Sigurisë së Shteteve të Bashkuara kanë zbuluar një letër drejtuar presidentit amerikan Barak Obama që përmban një substancë të “dyshimtë”.

Shërbimet sekrete thanë se letra me substancë të dyshimtë u gjet në një kuti postare, ku Shtëpia e Bardhë tërheq letrat. Letra ka mbërritur ditën e martë më 16 prill, në të njëjtën ditë kur u zbulua edhe letra më përmbajtje toksike drejtuar senatorit Roger Wicker.

Një zëdhënës i shërbimeve sekrete, që janë përgjegjëse për sigurinë e presidentit Obama dhe gjithë familjes presidenciale, tha se po punohet me policinë e Kapitolit dhe me Byron federale të hetimeve për të gjetur origjinën e letrës.

Ndërkaq disa burime të ABC citojnë se substanca e dyshimtë është ricin, por përmbajtja pritet të dërgohet në një laborator për analiza të mëtejshme.

Ricin është lëndë 1 mijë herë më shumë toksike se sa cianidi. Ekzpozimi, injektimi apo konsumimi i kësaj substance mund të rezultojë fatale.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se ka një ndjenjë të rritur të gatishmërie në kryeqytet pas sulmeve vdekjeprurëse me bomba në maratonën e Bostonit, por nuk ka asnjë indikacion për lidhje midis dy incidenteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›