E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet per here te dyte grabitja e filialit te postes. Plagoset punonjesja

Nje tentative grabitjeje me arme ne kryeqytet ka perfunduar mesditen e sotme me plagosjen e nje punonjese te postes.Ne filialin numer 31 prane zones se Medresese nje person i armatosur ka tentuar te grabise shumen e parave prane nje sporteli dhe pasi ka hasur ne kundershtimin e punonjeses e ka qelluar ate me arme zjarri. Sipas te dhenave te para te policise e plagosura rreth moshes 50 vjec eshte derguar menjehere per ne spitalin Nene Tereza dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.Nga deshmite e marra ne vendngjarje autori i ri ne moshe ka mundur te largohet.

Kjo eshte hera e dyte ku filiali numer 31 i postes ne kryeqytet eshte tentuar te grabitet ndersa nga te dhenat e para mesohet se behet fjale per te njejten punonjese.Policia ka shkuar ne vendngjarje ndersa eshte vene ne kerkim te te riut si dhe po heton per zbaerdhjen e plote te ngjarjes.Nderkohe kjo eshte tentative e trete per grabitje ndersa Filialet e postes jane kthyer ne nje shenjester per grabitesit ku vetem pak muaj me pare ne piken numer 8 te postes prane rruges Sulejman Delvina u grabiten 37 mije leke si dhe 18 kupona kartash identiteti.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›