E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti bashkia e Tiranes ne proteste

Punonjesit e bashkise se kryeqytetit jane ngritur serish ne proteste kunder shkurtimit te buxhetit. Ata shprehen se ky shkurtim do te ul cilesine e jetes per qytetaret. Keto vendime jane cilesuar prej tyre si nje loje politike e qeverise para zgjedhjeve.

Shkurtimi i buxheteve te qeverisjes vendore do te cenojne ne menyre te drejt per drejte cilesine e jetes se qytetareve ashtu sikurse ecurine e punes se ketyre bashkive. Eshte e qarte per te gjithe se qeveria me vendimin me te fundit po dhe me nje sere vendimesh qe ka marr deri tani do te beje qe ne kete qytet te kete me pak gjelberim me pak rruge te shtruara gjithcka me pak. Me e tmershmja eshte se e gjitha kjo behet per shkak te nje loje te padrejte politike qe qeveria mendon te beje perpara zgjedhjeve deklaroi Florion Serjani.

Nje dite me pare perfaqesuesit e majte te te gjithe bashkive te venditkane protestuar para parlamentit lidhur me shkurtimin e taksave vendore nga qeveria.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›