Tentohet të digjet interneti ku u pa për herë të fundit Julian Çela
Të tjera rreth shkrimit S'ka prova për vrasjen e Julianit Berisha: Ndëshkim deri në sterilizim PS: Drejtësia vepron tepër vonë
TIRANE - Tragjedia për familjen Çela që nga humbja e djalit të tyre rreth 4 muaj më parë, vijon ende me informacione të reja e tronditëse. Pas rrëfimit të pedofilit Ardian Prenjasi, i cili pasi u arrestua për rrëmbimin dhe abuzumin me një të mitur, ftohtësisht tha se kishte vrarë 11-vjeçarin Julian Çela po atë ditë që e kishte rrëmbyer, mësohet se është tentuar të digjet qendra e internetit ku vogëlushi u pa për herë të fundit.
Policia e kryeqytetit bën të ditur se ngjarja është shënuar dy ditë më parë në zonën e Laprakës, aty ku jetonte Julian Çela, djali i zyrtarit të SHISH-it, Skënder Çela.
Televizioni A1 REPORT! pati mundësinë që ditën kur humbi Juliani, të intervistonte pronaren e qendrës së internetit, aty ku vogëlushi u pa për herë të fundit, pasi dikush e thirri për të dalë nga interneti. Zonja e internetit tha se pa dikë ta thërriste vogëlushin, por nuk mundi ta identifikonte atë.
Megjithatë ende nuk konfirmohet nëse ka lidhje të drejtëpërdrejtë me zhdukjen e vogëlushit apo jo, pasi ende nuk dihen autorët, ndërsa pronarët e qendrës së internetit deklarojnë se nuk kanë konflikt me askënd.
Ndërkaq, pas rrefimit të maniakut, sot janë ndërprerë kërkimet në Sharrë, aty ku Prenjasi tha se kishte hedhur trupin e Julianit pasi e kishte mbështjellë me batanije. Ky vendim u mor për shkak të motit me shi dhe veshtiresise per kerkime ne keto kushte.
SHIU NDERPRET KERKIMET PER TRUPIN E VOGELUSHIT NE SHARRE
Kërkimet e specializuara për gjetjen e trupit të të miturit Julian Çela ishin planifikuar të rinisin sot në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë por nuk kanë nisur për shkak të reshjeve të shiut.
Deri tani gjithçka ka rezultuar pa sukses në këto kërkime, të cilat po shtrihen në parcela të ndryshme brenda perimetrit të vendgrumbullimit të plehrave në Sharrë.
Interesimi i familjarëve gjatë ditës së djeshme ka qënë shumë i madh, por nuk u gjend asnjë gjurmë e trupit apo veshjeve të fëmijës. Një ditë më parë Ardjan Prrenjasi u dërgua sërish në Sharrë, menjëherë pasi gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e përdhunimit të një të mituri.
Me të mbërritur në Sharrë, Ardian Prrenjasi ka dhënë një dëshmi tjetër se ku mund të ishte hedhur trupi i 11 vjeçarit, duke dhënë indikacione dhe për dy parcela të tjera.
Pedofili Ardian Prrenjasi momentalisht akuzohet vetëm për marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin A.C. Ai ka dalë dje para togave të zeza ku mori “arrest me burg”, ndërkohë që nuk i është ngritur ende akuza për vrasjen e Julian Çelës, pasi ndonëse ai vetë e ka pranuar në dëshminë e tij në polici nuk ka ende prova shkencore për ta vërtetuar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)