E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet te grabitet filiali i postes ne kryeqytet

Tirane 22 tetor 2011 NOA ndash Pas grabitjes se mbremshme e permbyllur me nje krim ne kryeqytet nje tjeter aksion grabitjeje ka ndodhur mbremjen e sotme.
Por kjo e fundit ka mbetur ne tentative.
Vetem para pak minutash eshte tentuar te grabitet nje filial poste prane rruges se Dibres pikerisht prane Shkolles se Bashkuar.
Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie nderkohe qe mesohet se grabitesit jane larguar nga vendngjarja me rrembim.
Nderkohe mbremjen e te premtes ndodhi nje tjeter grabitje ne Tirane ku nje argjendar pasi u grabit ne dyqanin e tij edhe u ekzekutua me plumb ne koke nga grabitesit.
Policia e Tiranes nuk ka arritur te kape autoret e krimit por ka shoqeruar 40 persona qe dyshohen te kene informacione mbi ngjarjen e rende.
Mbreme rreth ores 18.00 vetem pak metra larg Stacionit te Trenit ne rrugen Ferit Xhajko u vra gjate grabitjes argjendari 61-vjecar Rrapo Sinanaj.
mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›