E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Vjeshta bllokohen dy makina te vjedhura

Vlore 22 tetor 2011 NOA- Ne kuader te operacionit te koduar Vjeshta 2011 policia e Vlores ka kapur dhe sekuestruar dy automjete.
Automjeti i pare i bllokuar eshte tip Audi A6 me targa TR 0538 T i cili mbas verifikimeve te kryera ne Interpol ka rezultuar si i vjedhur ne Bosnje-Hercegovine ne date ne tetor te vitit 2000 dhe ishte shpallur ne kerkim ne vitin 2011.
Nderkaq mjeti i dyte i bllokuar eshte ai tip Mercedes-Benz 250 D me targa VL 5844 C i cili nga verifikimet e kryera ka rezultuar si i vjedhur ne Serbi ne vitin 1998 dhe ishte shpallur ne kerkim.
Lidhur me kete rast materialet i kaluan Prokurorise se Vlores ndersa nga ana e policise po vijon puna ne bashkepunim me Interpol dhe Europol per zbulimin e menyrave dhe rrugeve per trafikimin e automjeteve te vjedhura dhe me pas te trafikuara ne Shqiperi.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›