E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tentoi të abuzonte se*sualisht me të moshuarën, ndalohet 38-vjeçari me precedentë të mëparshëm kriminal

Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia e Pukës këtë të diel.

Ai dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe ka tentuar të përdhunojë një grua të moshuar, rreth 74 vjeç.

38-vjeçari rezultonte me precedent të mëparshëm  kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe  “Armëmbajtje pa leje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë  Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm  kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe  “Armëmbajtje pa leje”.

Ndalimi i tij u bë  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›