E Martë, 3 Nëntor 2026

Tentoi të digjte flamurin e Vorio- Epirit gjatë kohës që zhvillohej seanca për Belerin, policia ndalon, Bledar Çakallin

Seanca gjyqësore në ngarkim të Fredi Belerit, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhjet që u zhvilluan në Himarë, është shoqëruar edhe me një ngjarje jashtë dyerve të gjykatës.

Ndërsa prokurori i çështjes parashtronte para gjykatës provat dhe kërksën për dënim, një qytetar është shfaqur përpara SPAK dhe ka tentuar të djegë një flamur të ashtë quajtur të Vorio- Epirit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i policisë, e cila ka shoqëruar në komisariat, Bledar Çakallin për veprime të mëtejshme procedurale.

“Ditën e sotme, para hyrjes së SPAK-ut, shtetasi B. Ç., 33 vjeç, ka shpalosur dhe tentuar të djegë një flamur të ashtuquajtur Vorio- Epiriot. 33-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Dy prokurorët e SPAK-ut, Adnan Xholi dhe Dorina Bejko, lexuan konkluzionet në 60 faqe material, duke i kërkuar GJKKO-së të shpallë fajtor Belerin për “korrupsion në zgjedhje”.

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit (SPAK) kërkoi të martën 2 vite e 6 muaj burg për krye bashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›