E Martë, 3 Nëntor 2026

Ambasadori britanik takon kryetaren e Kushtetueses: I rëndësishëm zbatimi i plotë dhe i shpejtë i vendimeve të Gjykatës

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith zhvilloi të martën një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga ambasada Britanike.

Në këtë takim është diskutuar mbi progresin pozitiv të arritur gjatë vitit 2023, siç theksohet në raportin vjetor të Gjykatës dhe perspektivën për Reformën e Drejtësisë në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë.

Smith dhe Zaçaj ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin mes Gjyqësorit të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›