Tentoi te grabise banken 20 vjecari Doja te vidhja sepse nuk kisha leke
TIRAN- Vjedhja e bankave eshte kthyer ne shpresen e vetme per ti dhene fund varferise ne kryeqytet e per kete nuk kursehen as bresherite e kallashnikovit. Ajet Rexhep Marku eshte personi me i fundit qe ka shpresuar se brenda pak minutash nen kercenimin e armes do te mund te behej i pasur. Ngjarja ka ndodhur dje ne mesdite ne qender te kryeqytetit ku 20- vjecari ka tentuar nen kercenimin e kallashnikovit te vidhte banken. Per fat te mire autori eshte arrestuar ndersa eshte plagosur lehte punonjesi i sigurise se bankes qe ndaloi vjedhjen.
Me duheshin leket dhe menyra me e shpejte per ti siguruara to eshte te vidhja banken. I doja per te bere nje jete me te mire per te blere makine apo dhe te vishesha bukur dhe per kete ia vlente te rrezikoja. Keshtu ka rrefyer fillimisht per oficeret e policise 20- vjecari qe tentoi te vidhte banken ne mesditen e djeshme. Per te qellimi per tu bere i pasur justifikon dhe mjetin armen.
Por Marku nuk ka mundur te kaloje dyert e brendshme te bankes pasi eshte ndaluar nga rojet e sigurise. Ishte orari i drekes dhe shumica prej punonjesve kishin dale per pushim dhe ajo qe pame eshte se per pak minuta roja po perleshej me nje djale te imet i cili me pas iku ne drejtim te Stacionit te Trenit. Ai qelloi me arme- thote nje nga punonjeset e bankes. E ndersa ngjarja eshte zhvilluar per pak minuta per punonjesit e kesaj banke eshte fat qe nuk ka pasur te lenduar nderkohe qe policia ka arritur te arrestoje autorin ne afersi te stacionit te trenit ne kryeqytet.
Kane qene patrullat e pergjithshme ato qe kane mundur te kapin te riun me origjine nga Kukesi dhe me banim ne Paskuqan. Ai kishte me vete nje kallashnikov dhe kater karikatore me fisheke. Burime nga grupi i hetimit pohuan se ngjarja e djeshme nuk ka qene nje veprim i rastesishem i autorit. Dyshohet se per disa dite me radhe 20- vjecari ka mbikeqyrur cdo levizje te personelit te bankes. Per te bere te mundur zbardhjen e plote te ngjarjes gjate pasdites se djeshme jane marre ne pyetje edhe punonjesit e bankes per te pare nese autori kishte bashkepunetore te brendshem.
Enver Gjera heroi i djeshem i bankes
TIRAN- Enver Gjera eshte punonjesi i sigurise qe diten e djeshme eshte kthyer ne heroin e dites. Fale nderhyrjes se tij eshte bere e mundur qe per here te pare vjedhja e nje banke ne kryeqytet te mbetet ne kuadrin e tentatives dhe autori te arrestohet. Persona ne vendngjarje bejne rrefejne se ndermjet Enver Gjeres dhe autorit te ngjarjes ka pasur dhe perplasje trup me trup. Madje punonjesi i sigurise eshte plagosur teksa po tentonte ti merrte armen grabitesit.
Rastet e grabitjeve te bankave te vitit 2010
Qe prej janarit te vitit 2010 dhe deri me sot ne kryeqytet jane regjistruar gjashte raste te grabitjeve te bankave. Nga keto gjashte raste vetem ne dy jane zbuluar autoret ndersa te tjerat jane ende pa emer. Dy rastet qe bejne perjashtim jane kapja e autorit te grabitjes se ndodhur dje ne qender te Tiranes ku Ajet Marku 20 vjec ka tentuar te grabise filialin e bankes dhe rasti i dyte ku autori Romeo Kola i cili grabitjen e bankes e ktheu ne pengmarrje pasi mbajti peng nje vajze te re.
Ndersa rastet e pazbuluara jane me 17 shkurt pese persona te armatosur dhe te maskuar munden te rrembenin ne filialin nje banke afro 200 mije euro. Me gjashte maj dy persona te maskuar realizuan grabitjen e nje shume parash ne filialin e nje banke qe ndodhet ne autostraden Tirane-Durres duke marre vetem 350 mije leke te vjetra. Me 2 korrik pre e grabitjes u be nje tjeter banke po ne autostrade. Grabitja e parafundit ishte ajo e dates 10 gusht ne filialin e nje banke ne rrugen e Kavajes. Tre persona munden te merrnin nga arka 3.5 milione leke te vjetra dhe u larguan me shpejtesi me nje motor.