Meta Ministria e Ekonomise te bashkohet me te Jashtmen

Dekretohen dy ministrat e rinj. Meta i dorezon detyren pasardhesit te tij Edmond Haxhinasto
TIRAN - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim dhe zv.kryeministri Ilir Meta ka propozuar dje shkrirjen e dy prej ministrive te drejtuara nga partia e tij dhe me konkretisht shkrirjen e MPJ me METE.
Meta ka deklaruar dje ne ceremonine e largimit nga MPJ qe edhe me pare kishte propozuar shkrirjen e MPJ me ate te Brendshme por kjo nuk kishte ndodhur. Sot meqe po largohem dhe po shkoj ne detyren e Ministrit te Ekonomise dua te propozoj qe te bashkojme keto dy Ministri ne funksion te zhvillimit te ekonomise se vendit nxitjes se investimeve te huaja nje imazhi gjithnje e me te mire dhe atraktiv qe ndihmon zhvillimin e vendit dhe permiresimin e jetes se qytetareve tane - tha Meta.
Teksa rendiste arritjet e Ministrise se Jashtme Meta u ndal edhe tek problemet dhe kryesisht ato financiare. Sipas tij 2010-ta ka qene nje vit jo shume i mire nga ana financiare per diplomacine por kjo nuk ka demtuar punen. Duke prezantuar zevendesuesin e tij Edmond Haxhinasto Meta tha se ai eshte nje njeri qe e njeh shume mire diplomacine.
Ministri i ri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne fjalen e tij u shpreh se eshte nje kenaqesi e vecante dhe nje privilegj per te qe kthehet perseri te bashkepunoje me nje kolektiv me te cilin ka pasur dhe uroi qe te kete marredhenie te shkelqyera.
Ne perfundim te fjaleve te mbajtura numri dy i qeverise beri dhe komentin e fundit. Urime them se kam ndoshta edhe nje koment per te thene me mire nje diplomat ne krye te Ministrise se Jashtme sesa nje politikan si puna ime - perfundoi fjalen e tij Ilir Meta.