E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të kalojë doganën me makinë të vjedhur në Angli, arrestohet në Morinë 62-vjeçari nga Tropoja

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë-Morinë, në hyrje ndaluan mjetin tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasi D.M., 62-vjeç banues në Llugaj-Tropojë.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit ky automjet rezulton i vjedhur me 12.02.2021, në Mbretërinë e Bashkuar.

Automjeti u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i automjetit shtetasi D.M u procedua në gjendje të lirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›