E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg për shoferin e betonieres! Drejtuesi i mjetit: U përpoqa t’i shpëtoj të rinjtë, por makina shpërtheu në flakë!

Nga Esido Barkaj

Tre të arrestuarit në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 të rinj, kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Togat e zeza kanë vendosur burg pa afat për 24-vjeçarin Aleksandër Krrashin, i cili ishte shofer i betonieres me të cilin u përplasen 4 të rinjtë nga Fushë Kruja e për pasojë gjetën vdekjen e menjëhershme.

Ai ka thënë se ka tentuar që të ndihmonte viktimat, por nuk ka arritur dot pasi Benzi kishte shpërthyer në flakë.

“Nuk jam larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. U përpoqa maksimalisht t’i ndihmoj. Dera e makinës nuk hapej. Lajmërova edhe një koleg, shofer të një betonierje tjetër, që të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit. Më pas ai është larguar nga frika e një hakmarrjeje të mundshme”, tha Krrashi.

Pavarësisht dëshmisë së tij, gjykata vendosi që të lërë të riun në qeli. Pas hekuva është vendosur gjithashtu kushuriri i tij Valentin Krrashi, i cili akuzohet se largoi shoferin e betonieres nga vendi i ngjajres, akuzë që është mohuar nga ai vetë. Ndërkohë menaxheri i firmës së betonit, Danjel Koxha është lënë detyrim paraqitje, i akuzuar për punësimin e Krrashit në shkelje pasi ai nuk disponon kategorinë e duhur për drejtimin e mjetit të tonazhit të rëndë.

Makina tip “Benz” që drejtohej nga Enejd Laçi, 25-vjeç, brenda së cilës ishin vëllai i tij Erild Laçi, 20-vjeç, kushuriri i tyre Andi Laçi, 22-vjeç dhe shoku i tyre Enrikejd Kurti, 24-vjeç mendohet të ketë qënë me shpejtësi afro 200 k/h.

Pasi kanë parakaluar dy kamionë, mjeti është futur sërish në karrexhatë dhe menjëherë më pas është përplasur me betonieren e ndaluar. Fill pas përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë.

Aleksandër Krrashi kishte ndaluar sapo kishte dalë nga pika e betonit pasi e kishte lënë karburanti, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›